Agjencia jonë po kërkon një Koordinator/e në emër të një klienti bashkëpunues, një klinikë dentare në zhvillim, për një pozicion full-time.
Roli është i orientuar kryesisht drejt komunikimit dhe koordinimit me pacientët, duke siguruar një përvojë profesionale, të qartë dhe të kujdesshme gjatë gjithë procesit të komunikimit me klinikën.
Përgjegjësitë kryesore:
- Komunikimi i përditshëm me pacientët, kryesisht në gjuhën italiane;
- Koordinimi i komunikimit ndërmjet pacientëve dhe stafit të klinikës;
- Menaxhimi dhe koordinimi i takimeve/terminëve;
- Dhënia e informacionit të nevojshëm për shërbimet dhe procedurat e klinikës;
- Ndjekja e kërkesave të pacientëve dhe sigurimi i një komunikimi të vazhdueshëm dhe profesional;
- Menaxhimi i komunikimeve dhe ndjekja e pacientëve gjatë procesit të tyre me klinikën.
Kriteret:
- Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane – kriter i panegociueshëm;
- Eksperiencë e mëparshme pune në një rol që përfshin komunikim të drejtpërdrejtë me klientë/pacientë;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
- Qasje profesionale, korrekte dhe e orientuar ndaj klientit;
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim i disa detyrave njëkohësisht;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Çfarë ofrohet:
- Pozicion full-time;
- Mjedis profesional dhe dinamik;
- Mundësi për zhvillim profesional;
- Trajtim dhe paketë kompensimi në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit.