TEAM BUILDING TRAINER
Theta kërkon një TEAM BUILDING TRAINER që t’i bashkojë kolegët si ekip, t’u japë emocione garave dhe ta shndërrojë një ditë të zakonshme në një përvojë të paharrueshme.
Çfarë presim nga ti?
- Të ruash energjinë edhe pasi të ketë kaluar efekti i kafes së parë.
- Të sjellësh krijimtari dhe ide të shumta për lojëra, sfida e aktivitete.
- Të arrish të përfshish të gjithë, përfshirë ata që parapëlqejnë vetëm të vëzhgojnë.
- Të komunikosh mirë dhe të punosh me grupe të ndryshme.
- Të jesh i/e gatshëm/e të zhvillosh aktivitete si në ambiente të brendshme, ashtu edhe në natyrë.
- Të kesh humor dhe të ndihesh rehat edhe kur krijimtaria sjell pak kaos.
Me çfarë do të merresh?
- Do të hartosh dhe drejtosh aktivitete për ndërtimin e ekipit.
- Do të përgatitësh lojëra, gara dhe sfida që nxisin krijimtarinë.
- Do t’i mbështesësh ekipet në komunikim, bashkëpunim dhe zgjidhje problemesh.
- Do të krijosh përvoja që ndërthurin argëtimin me njohuri të reja për veten dhe ekipin.
Çfarë ofrojmë?
- Një ekip që e vë krijimtarinë në praktikë, jo vetëm në përshkrimin e punës.
- Larmi projektesh dhe përvojash.
- Mundësi për të sjellë ide të reja dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
- Një atmosferë plot energji, të qeshura dhe, sigurisht, kafe.
Dokumentet e kërkuara
Aplikimet mbyllen më 24 Nëntor 2026.