Përshkrimi
The Afterschool House po e zgjerojnë stafin me një Mësuese për After School, e cila do të merret me mësimdhënie, edukim dhe kujdes për fëmijët pas përfundimit të orarit të rregullt shkollor.
Detyrat
- T’u ndihmojë fëmijëve gjatë zgjidhjes së detyrave të shtëpisë dhe në përgatitjen për mësime.
- T’i sqarojë dhe t’i përforcojë njohuritë që ata kanë fituar në shkollë.
- Të planifikojë dhe zhvillojë veprimtari edukative dhe kreative.
- Të ndikojë në formimin e fëmijëve duke nxitur disiplinën, ndjenjën e përgjegjësisë dhe pavarësinë.
- Të përcjellë ecurinë dhe kërkesat individuale të secilit fëmijë.
- Të sigurojë një mjedis të favorshëm, të mbrojtur dhe inkurajues për mësim.
Kualifikimet
- Kërkohet arsim i lartë, me përparësi në Mësuesi, Pedagogji ose drejtime të afërta.
- Përvoja e mëhershme në punë me fëmijë konsiderohet si përparësi.
- Nevojiten shkathtësi të mira në komunikim, organizim dhe procesin e mësimdhënies.
- Kandidatja duhet të tregojë përkushtim, durim, përgjegjësi dhe afërsi me punën me fëmijë.