Ekspert/e lokal/e për Mbështetjen e Punësimit Gjithëpërfshirës të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian
Projekti: Drejtësia sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në KosovëVendi: PrishtinëRaporton tek: Zyrtar/e i/e Projektit
Datë: Nëntor 2026 – Shkurt 2027 (15 ditë pune)I. Informacione të përgjithshmeFondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë(në tekstin e mëtejmë TdhK) është një organizatë joqeveritare që punon vazhdimisht në forcimin e sistemit kombëtar dhe lokal të mbrojtjes së fëmijëve, për të siguruar ofrim cilësor të shërbimeve duke përfshirë përfshirjen e grupeve të margjinalizuara shoqërore. Fushat e ekspertizës variojnë nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm, familjen dhe komunitetet e tyre deri te fuqizimi i politikave dhe institucioneve lokale, rajonale, deri te forcimi i politikave dhe institucioneve në nivel kombëtar, me synimin e ofrimit të shërbimeve të ndjeshme ndaj fëmijëve përmes strukturave, politikave, standardeve të përshtatshme, buxhetimit dhe procedurave.TdhK ka tre programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e Fëmijëve 2) Migrimi dhe Antitrafikimi dhe 3) Drejtësia për të Mitur.Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:a) Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;b) Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;c) Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhed) Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.II. Informacione rreth projektit Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin "Drejtësia sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët në Kosovë", në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi etnike dhe multi kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria, ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.
Përmes një sërë veprimesh avokuese, konsorciumi ka ndikuar në ndërtimin e kornizës ligjore dhe politikat e Qeverisë dhe ka ndikuar në marrjen e vendimeve që kanë avancuar përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Duke mobilizuar bashkëpunëtorët në nivel lokal dhe nacional, konsorciumi krijoi me sukses sinergjinë e nevojshme për të rritur dhe avancuar politikat dhe integrimin institucional të intervenimeve që tashmë ishin testuar dhe zbatuar me sukses.
Përmirësimi i qasjes në punësim për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë kërkon jo vetëm krijimin e mundësive të reja të punësimit, por edhe angazhimin e drejtpërdrejtë të punëdhënësve në identifikimin dhe adresimin e barrierave që mund të pengojnë qasjen e barabartë në tregun e punës.

Praktikat e rekrutimit, kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, mënyra e shpalljes së vendeve të lira të punës dhe mbështetja e ofruar gjatë integrimit në vendin e punës luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë kandidatët. Për këtë arsye, është e nevojshme që kompanitë dhe entitetet punëdhënëse të pajisen me njohuri dhe instrumente praktike që u mundësojnë të shqyrtojnë dhe përmirësojnë praktikat e tyre të punësimit, si dhe të promovojnë një mjedis pune gjithëpërfshirës dhe pa diskriminim.**Objektivi i shërbimit:**Fondacioni Terre des hommes Lausanne në Kosovë (TdhK) do të angazhojë një ekspert/e lokal/e për shqyrtimin, përshtatjen dhe plotësimin e mjeteve praktike ekzistuese për punëdhënësit, si dhe për realizimin e trajnimeve për kompanitë dhe entitetet pjesëmarrëse. Angazhimi synon të mbështesë punëdhënësit në përmirësimin e praktikave të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve, mentorimit dhe integrimit të punonjësve të rinj, si dhe në identifikimin dhe adresimin e barrierave, sfidave dhe paragjykimeve që mund të shfaqen në vendin e punës. Në bazë të shqyrtimit të materialeve ekzistuese, eksperti/ja do të përshtatë instrumentet praktike që nevojiten për zbatimin e rekomandimeve nga punëdhënësit.Fokusi do të jetë në mjete praktike dhe lehtësisht të përdorshme, të cilat punëdhënësit mund t’i zbatojnë drejtpërdrejt në praktikat e tyre të përditshme të menaxhimit të burimeve njerëzore, me vëmendje të veçantë ndaj mundësive të barabarta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
**PËRSHKRIMI I PUNËS:**I. Funksione thelbësore të konsulencës:
• Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.• Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.• Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.
**II. Përgjegjësitë:**Eksperti/ja i angazhuar do të ketë përgjegjësitë në vijim:
Në përfundim të angazhimit, pritet të arrihen rezultatet në vijim:
Aktiviteti Nr. i ditëveShqyrtimi i dokumenteve relevante, konsultimet fillestare partnerët e projektit, dhe identifikimi i nevojave të kompanive/organizatave pjesëmarrëse. 2 ditëHartimi i modelit të planit të veprimit për kompanitë/entitetet pjesëmarrëse, me masa konkrete, përgjegjësi dhe afate kohore. 2 ditëPërgatitja e metodologjisë dhe materialeve të trajnimit, përfshirë shembujt praktikë, rastet studimore dhe ushtrimet interaktive. 3 ditëRealizimi i trajnimeve me përfaqësues të kompanive/entiteteve dhe organizatave pjesëmarrëse 3 ditëHartimi i mekanizmit të përcjelljes pas trajnimeve 4 ditëPërgatitja dhe dorëzimi i raportit përfundimtar, duke përfshirë progresin, aktivitetet e realizuara, sfidat dhe rekomandimet për hapat e mëtejshëm. 1 ditëGjithsej 15 ditë
Maksimumi i pikëvePërvoja e ekspertit në procese të këtilla angazhimi (të bashkëngjitet CV). Vlerësimi bëhet në bazë të kualifikimeve dhe përvojës. 30Metodologjia e propozuar për realizimin e shërbimit është e përshtatshme, ndërsa plani i punës është real dhe e përmbush qëllimin. 35Oferta financiare 35Totali 100
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në kos.application@tdh.org
Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit dhe Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t'i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur deri më: 17-11-2026