Përshkrimi
Telelink Infra Services SHPK vepron si kompani udhëheqëse në sektorin e infrastrukturës dhe të shërbimeve të telekomunikacionit.
Qëllimi i rolit: Kjo pozitë ka për synim sigurimin e materialeve dhe produkteve për nevojat e kompanisë, duke ulur kostot, administruar rreziqet, forcuar bashkëpunimin me furnizuesit, garantuar standardin e cilësisë dhe avancuar proceset e prokurimit.
Detyrat
- Të administrojë të gjithë ciklin e prokurimit, duke nisur nga identifikimi i nevojave e deri te përzgjedhja e furnizuesit, negociimi dhe menaxhimi i kontratës.
- Të hartojë dhe të zbatojë strategji, politika dhe procedura të prokurimit në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Të gjejë furnitorë dhe materiale në përputhje me kërkesat e projektit.
- Të bashkëpunojë me furnitorët lidhur me specifikimet e materialeve.
- Të shqyrtojë në detaje ofertat e furnitorëve dhe specifikat përkatëse.
- Të negociojë me furnitorët për çmimet dhe materialet deri në përmbylljen e kontratës përfundimtare.
- Të ndjekë nivelin e stokut dhe të mbikëqyrë sasitë e nevojshme për planin mujor në vijim.
- Të realizojë hulumtim tregu për të gjetur furnizues të mundshëm, për të vlerësuar kapacitetet e tyre dhe për të negociuar kushtet e bashkëpunimit.
- Të jetë vazhdimisht i informuar për zhvillimet e tregut dhe avancimet teknologjike.
- Të përgatisë raporte pune periodike mujore dhe vjetore.
Kualifikimet
Njohuritë / Aftësitë / Përvoja e kërkuar: (Përfshi atributet profesionale / teknike dhe personale)
- Diplomë Bachelor në Ekonomik/Juridik.
- Njohuri të thelluara mbi praktikat më të mira të prokurimit, teknikat e negocimit dhe analizën e tregut.
- Aftësi për të vendosur prioritete dhe për të organizuar punën në mënyrë efikase.
- Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
- Shkathtësi shumë të mira në drejtim, komunikim dhe negocim.
- Leje drejtimi për automjet.
Metriket kryesore dhe marrëdhëniet:
- Kohëzgjatja e një procesi blerjeje nga nisja deri në përfundim.
- Menaxhimi i buxhetit me synim realizimin e blerjeve me kosto sa më të ulët.
- Gjetja e furnitorëve të besueshëm dhe me cilësi.
- Inovacioni në procesin e blerjes dhe identifikimi i mënyrave për rritjen e efikasitetit dhe performancës.
Marrëdhëniet:
- Bashkëpunim i rregullt me ekipin Operacional dhe Financës.
- Ndërveprim me furnitorët.