Mundësi Punësimi
TEB Sh.A renditet ndër bankat më të njohura në Kosovë dhe është pjesë e një brendi bankar të afirmuar në Turqi, me mbështetje nga BNP Paribas.
Banka po kërkon kandidatë të përgatitur për pozitën Zyrtar per Kontroll - Kontrolli i Perhershem Operacional Transversal në Zyrën Qendrore.
Përgjegjësitë:
- Zbatimi i aktiviteteve të kontrollit në terren dhe në nivel qendror brenda departamenteve të Zyrës Qendrore.
- Monitorimi i ecurisë së planit të veprimit të KPO-së dhe ofrimi i rekomandimeve përkatëse.
- Njoftimi i Mbikëqyrësit / Menaxherit të Departamentit kur gjatë ekzekutimit të transaksioneve evidentohen gabime të theksuara.
- Ruajtja e konfidencialitetit të informacionit të siguruar për Bankën dhe klientët e saj.
- Ofrimi i propozimeve për përmirësimin dhe zhvillimin e detyrave të punës.
- Mirëmbajtja e paraqitjes së mjedisit të punës në përputhje me karakteristikat dhe imazhin e Bankës, duke shmangur sjellje që cenojnë dinjitetin e profesionit bankar.
- Respektimi i politikave dhe procedurave gjatë kryerjes së kontrolleve dhe raportimi i çdo boshllëku të identifikuar.
- Mbështetja në përgatitjen e raporteve të kërkuara nga Mbikëqyrësi / Menaxheri.
- Pjesëmarrja në trajnimet e përcaktuara për këtë rol.
- Zbatimi i PRL-së (Plani Rezervë i Likuiditetit) të L1M (linjës së parë të mbrojtjes) të Grupit të deleguar për MAD - Thesarin dhe Tregun Lokal të Kapitalit.
- Kryerja e detyrës së Aktivitetit të Caktuar të Tregut.
- Realizimi i Vetë-Vlerësimit të Rrezikut dhe Kontrollit për MAD -Thesarin dhe Tregun Lokal të Kapitalit.
- Kontributi në përgatitjen e Komitetit të Sjelljes.
- Përmbushja e detyrave në përputhje me kornizën e KPO -T.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë universitare.
- Të paktën 3 vite përvojë në sektorin bankar ose në fushat e Auditimit / Kontrollit të Brendshëm, Pajtueshmërisë dhe Thesarit.
- Aftësi për punë në ekip dhe zgjidhje problemesh.
- Shkathtësi në hulumtim dhe grumbullim të të dhënave.
- Aftësi të mira komunikimi, si në formë të shkruar ashtu edhe verbale.
- Aftësi për hartim të planit të punës dhe menaxhim të kohës.
- Aftësi për analizim dhe vlerësim të rrezikut dhe raporteve.
- Njohuri mbi politikat dhe procedurat rregullative të brendshme dhe të jashtme.
- Gatishmëri për të punuar nën presion.
- Zotërim i shkëlqyeshëm i gjuhës shqipe dhe angleze, në të shkruar dhe në të folur.
Afati i fundit është 08.07.2026.