Mundësi Punësimi
TEB, një nga bankat më të njohura në Kosovë, bën pjesë në një markë bankare të konsoliduar në Turqi dhe mbështetet nga fuqia ndërkombëtare e BNP Paribas.
TEB është në kërkim të kandidatëve të kualifikuar për pozitën Menaxher i Marrëdhënieve për klientë Individual në Degën në Lipjan.
Përgjegjësitë:
- Gjetja dhe angazhimi i klientëve që janë persona fizikë.
- Ofrimi dhe promovimi i produkteve bankare për individë, si edhe mbajtja e kontaktit me ta.
- Vlerësimi i situatës financiare të klientëve.
- Paraqitja e propozimeve për kredi për miratim.
- Sigurimi i depozitave nga klientët individualë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet diplomë universitare në Ekonomik ose Administrim Biznesi.
- Preferohen 1-2 vite përvojë në bankë, veçanërisht në segmentin e personave fizik.
- Preferohet përvojë tjetër në biznes, e shoqëruar me prapavijë analitike.
- Preferohet përvojë në shitje profesionale.
- Të ketë kuptim të mirë për ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij.
- Të njohë produktet dhe shërbimet bankare.
- Preferohen njohuri të përgjithshme për sistemin bankar.
- Të posedojë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të ndërtojë raporte të mira me palët.
- Të ketë njohuri të mira të MS Office.
- Të jetë efikas në punën ekipore.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze.
- Të posedojë patent shoferi kategoria B.