Mundësi Punësimi
TEB Sh.A renditet ndër bankat me reputacion në Kosovë. Ajo është pjesë e një brendi të njohur bankar në Turqi dhe mbështetet nga autoriteti ndërkombëtar i BNP Paribas.
TEB kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Zyrtar i Pagesave në Zyrën Qendrore / Prishtinë.
Detyrat kryesore:
- Evidentimi në TEBIS i urdhërpagesave kombëtare dhe ndërkombëtare, hyrëse e dalëse, sipas dokumentacionit të pranuar nga dega, kanalet digjitale ose Banka Korrespondente.
- Përpunimi në TEBIS i transaksioneve të marrëveshjeve të këmbimit valutor (FX).
- Regjistrimi i kursit të këmbimit sipas Departamentit të Thesarit dhe BQK-së.
- Evidentimi i të gjitha tarifave që ndërlidhen me pagesat kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Regjistrimi i kodeve të reja Swift në TEBIS.
- Menaxhimi i ankesave për pagesat kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Trajtimi dhe plotësimi i dokumentacionit dhe dosjeve.
- Veprimi si niveli i parë i kontrollit për alarmet dhe transferet hyrëse e dalëse në platformën SHINE; komunikimi me Menaxherin për Marrëdhënie (MM) të degës për sigurimin e informacionit të nevojshëm, zhvillimi i hetimeve dhe kujdesit të duhur, si dhe eskalimi i alarmit në Nivelin B2 (Niveli i Pajtueshmërisë) bashkë me propozimin përkatës.
- Kryerja e hetimeve, zbatimi i kujdesit të duhur dhe eskalimi i alarmeve.
- Njohuri të mira mbi Sanksionet dhe Embargon.
- Sigurimi i një atmosfere pozitive pune në harmoni me imazhin dhe reputacionin e bankës.
- Zbatimi i kodit të veshjes dhe mbajtja e paraqitjes profesionale.
- Kryerja e detyrave të tjera të ngarkuara nga Udhëheqësi i Departamentit, Menaxheri, Mbikëqyrësi ose Udhëheqësi i Divizionit të Operacioneve.
Kualifikimet e nevojshme: