Konkurs pune për Elektricist
Pozita: ELEKTRICIST – 3 Vende Pune.
Lokacioni i punës: Prishtinë, Lipjan, Shtime.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Punon ngushtë me ekipin e kompanisë për përmbushjen e detyrave të caktuara.
- I viziton pikat e punës sipas planifikimit operativ.
- Bën kontrollin dhe servisin e pajisjeve ndriçuese dhe elektrike.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e pajisjeve të klientëve të kompanisë.
- Realizon montimin dhe demontimin e pajisjeve në përputhje me kërkesat e përgjegjësit të servisit.
- Merr përsipër edhe obligime të tjera që lidhen me këtë lloj pune, sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe në përputhje me kualifikimet që ka.
Kualifikimet:
- Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale për veglat elektrike, pajisjet dhe rrymën elektrike.
- Kërkohet të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme në Drejtimi Elektrike.
- Përvoja e punës konsiderohet përparësi.
- Duhet të ketë menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë.
- Kërkohet përgjegjësi dhe sjellje profesionale ndaj ekipit të punës dhe klientëve.
- Duhet të posedojë patent shofer të kategorisë B.
- Të ketë certifikata apo kualifikime të ndryshme.
Benefitet shtesë në kompaninë Tala Engineering Shpk:
- Kompania ofron një vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
- Ofron kontratë pune afatgjate.
- Ka mundësi për aftësim profesional.
- Siguron ambient pune miqësor.
- Ushqimi dhe udhëtimi organizohen nga kompania.