Përshkrimi
Studio Kontabilitetiti Garant Audit po kërkon të punësojë një Financiere/kontabiliste për zyrën e kontabilitetit.
- Kërkohet arsim i lartë në Fakultetin Ekonomik, me përparësi për diplomim në Universiteti i Tiranes në degën Finance/Kontabilitet, si edhe Master shkencor/profesional në degën Finance ose Kontabilitet-Auditim.
- Nevojiten të paktën 2-vjet përvojë pune në shoqëri tregtare ose në fushën e ndërtimit, ndërsa përvoja në këto lloje shoqërish vlerësohet si shumë e rëndësishme.
- Kandidatja duhet të ketë njohuri në përdorimin e programit Financa 5.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi dhe gatishmëri për punë në grup.
- Duhet të ketë njohuri të mira mbi legjislacionin tatimor.