StoneCastle Vineyards & Winery L.L.C. kërkon të punësojë për pozitën e mëposhtme:
Vendndodhja e punës: Rahovec
Detyrat kryesore:
- Planifikon, organizon dhe mbikëqyr procesin e mbushjes së verës.
- Drejton personelin e mbushtores dhe bashkërendon punën e tij.
- Monitoron funksionimin e pajisjeve dhe të linjave të mbushjes.
- Verifikon cilësinë e produktit dhe përmbushjen e standardeve gjatë mbushjes.
- Mbikëqyr etiketimin, paketimin dhe përgatitjen e produkteve për vendosje në depo.
- Siguron zbatimin e standardeve për higjienën, sigurinë në punë dhe sigurinë ushqimore.
- Informon menaxhmentin për ecurinë e procesit të punës.
Kërkesat për kualifikim dhe përvojë:
- Kërkohet arsim i mesëm; kandidatët me arsim universitar në teknologji ushqimore, inxhinieri apo fusha të përafërta kanë përparësi.
- Nevojiten të paktën 3 vite përvojë në drejtimin ose mbikëqyrjen e proceseve prodhuese, mundësisht në industrinë ushqimore apo të pijeve.
- Kërkohen zotësi në organizim dhe menaxhim.
- Nevojitet aftësi për të drejtuar stafin dhe për të bashkërenduar punën e tij.
- Kërkohet njohja e standardeve që lidhen me cilësinë dhe sigurinë ushqimore.
- Nevojiten korrektësi, ndjenjë përgjegjësie dhe aftësi për të përballuar punën nën presion.
Dokumentet e kërkuara