Përshkrimi
STAR ALBANIA po kërkon një Finance Specialist të motivuar dhe të kujdesshëm ndaj detajeve për t'iu bashkuar ekipit në Tirana.
Vendndodhja: Tirana, Albania
Pozicioni: Finance Specialist
Mënyra e punës: Në zyrë / me kohë të plotë
Detyrat
- Hartimi dhe mbajtja nën kontroll e procedurave për hedhjen e të dhënave në programin e kontabilitetit.
- Regjistrimi i veprimeve kontabël.
- Përgatitja e raporteve periodike.
- Hartimi i pasqyrave financiare.
- Përpilimi periodik i raporteve financiare.
- Organizimi dhe ndjekja e kontrolleve nga kompania e auditimit 2 herë në vit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë, me diplomë në Financë.
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira mbi parimet e kontabilitetit dhe legjislacionin tatimor.
- Të ketë njohuri shumë të mira për dokumentacionin financiar, legjislacionin në fuqi dhe paketën Microsoft Office.
- Të ketë aftësi organizative, qasje kreative dhe gatishmëri për të kontribuar me ide të reja.
- Të ruajë konfidencialitetin.
- Njohuria e mirë e gjuhës angleze është e detyrueshme.