Kompania: Spectro Group L.L.C.
Seli / Baza: Prizren
Zona e mbulimit: E gjithë Kosova
Orari: Me kohë të plotë
Rreth kompanisë
Spectro Group L.L.C., me seli në Prizren, merret me importimin dhe shpërndarjen e produkteve auto-kimike dhe produkteve për mirëmbajtje automjetesh, përfshirë AdBlue, antifriz G11/G12, lëngje për xhama dhe auto-kozmetikë. Për zgjerimin dhe mbulimin e rrjetit të shpërndarjes në mbarë Kosovën, kompania kërkon një kandidat energjik, me përvojë dhe përgjegjshmëri për rolin e Shitës Ambulant.
Detyrat kryesore:
- Të realizojë vizita të rregullta te klientët në terren, si auto-servise, pika karburanti, dyqane autopjesësh dhe depo, në të gjitha rajonet e Kosovës.
- Të prezantojë, ofrojë dhe shesë produktet e Spectro Group L.L.C. direkt nga automjeti i punës.
- Të gjejë blerës të rinj dhe të zgjerojë bazën e klientëve në zonat e përcaktuara.
- Të kryejë pranimin dhe dorëzimin e mallrave, të lëshojë faturat dhe të sigurojë inkasimin e tyre brenda afateve.
- Të mirëmbajë dhe të kujdeset për veturën zyrtare të kompanisë, e cila ngarkohet me produkte.
Kriteret e kërkuara:
- Përvoja e mëhershme në shitje ambulante ose në distributim në terren është e detyrueshme dhe konsiderohet përparësi kryesore.
- Patentë shoferi e Kategorisë B është e obligueshme, ndërsa Kategoria C vlerësohet si avantazh.
- Gatishmëri për punë në terren dhe udhëtime në të gjithë Kosovën.
- Aftësi shumë të mira për komunikim, negociim dhe bindje të klientëve.
- Përgjegjshmëri, ndershmëri dhe korrektësi në administrimin e faturave dhe parave.
- Fokus i fortë në përmbushjen dhe tejkalimin e objektivave të shitjes.
Çfarë ofrohet:
- Pagesë konkurruese në treg.
- Skemë shumë motivuese komisionesh dhe bonusësh për shitjet e realizuara dhe sigurimin e klientëve të rinj.
- Mjedis pune profesional dhe korrekt, me mundësi konkrete për zhvillim në karrierë.