Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jofetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me ta.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant: Punonjës Social në Projektin e Fuqizimit të Familjes
Lokacioni: Shkodër
Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, Shkodër, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.
Përgjegjësitë Kryesore
Punonjësi Social identifikon rastet e familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt;
Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve në ambientin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale;
Siguron dokumentacionin e duhur për çdo familje të përfshirë në projekt dhe siguron plotësimin e dosjes individuale të familjeve në mënyrë të rregullt dhe periodike;
Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një plani të caktuar;
Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre;
Përdor sistemin e Bazës së të Dhënave për të regjistruar, menaxhuar dhe monitoruar në mënyrë të strukturuar informacionin për familjet dhe rastet që ndjek;
Koordinon shërbimet që u ofrohen familjeve pjesëmarrëse si brenda qendrës, ashtu edhe jashtë saj;
Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situatë krize duke u bazuar në këshillim intensiv);
Zhvillon aktivitete rikrijuese dhe socializuese për fëmijët dhe prindërit;
Siguron kualifikime profesionale dhe mundësi për punësim për përfituesit;
Siguron monitorim periodik dhe rivlerësim të rasteve;
Realizon Rivlerësimin e Nevojave dhe PIZHF për çdo familje në mënyrë individuale sipas procedurës së administrimit të rasteve.
Në kuadër të zbatimit të Politikës së Mbrojtjes së Fëmijëve
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar për të ruajtur dhe promovuar vlerat e saj thelbësore, besimet dhe sjelljet etike të larta në çdo nivel. Presim që të gjithë punonjësit tanë të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në mjedisin tonë të punës të sigurt dhe të përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhet një kontroll i referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatët e papërshtatshëm.
Ka përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit sipas sistemit të mekanizmit të referimit shtetëror;
Ka përgjegjësinë të raportojë menjëherë çdo dyshim, shqetësim, akuzë apo incident në lidhje me sigurinë e fëmijëve sipas sistemit të mekanizmit të referimit shtetëror;
Përfshin njerëzit e duhur në kohën e duhur; raportimi duhet të bëhet në strukturat përkatëse të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e fëmijës dhe/ose grupin e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar;
Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave të rastit;
Ka për detyrë të veprojë në përputhje me Rregulloren për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytëzimit dhe abuzimeve seksuale dhe Kodin e Sjelljes;
Duhet të promovojë dhe mbështesë krijimin e një kulture të të respektuarit, dinjitetit, besimit dhe përgjegjshmërisë, e cila pengon zhvillimin e çdo lloj shkeljeje dhe abuzimi.
Profili për pozicionin Punonjës Social
Diplomë “Bachelor” në fushën e punës sociale dhe diplomë të nivelit të dytë “Master Shkencor / Profesional” në të njëjtën fushë;
Preferohet të jenë të regjistruar në Urdhrin e Punonjësve Socialë, sipas Ligjit përkatës;
Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë;
Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve;
Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet;
Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS;
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup;
Aftësi komunikuese.
POZICION VAKANT

Punët e Kompanisë SOS Children's Villages Albania (5)