Solomon Group po kërkon të punësojë një Ekonomiste.
Detyrat
- Të administrojë dhe të mbajë të regjistruar dokumentacionin financiar dhe kontabël.
- Të hartojë raporte financiare dhe analiza të rregullta periodike.
- Të kryejë rakordimin e llogarive dhe të ndjekë transaksionet financiare.
- Të menaxhojë proceset e faturimit, pagesave dhe arkëtimeve.
- Të bashkëpunojë me departamentet e tjera për të siguruar saktësi dhe efikasitet në proceset financiare.
- Të japë mbështetje në përgatitjen e deklarimeve dhe të dokumentacionit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Të ketë përvojë pune në një rol të ngjashëm; përvoja në sektorin e ndërtimit konsiderohet përparësi.
- Të zotërojë shumë mirë Microsoft Office, në veçanti Excel, si edhe programet financiare dhe kontabël.
- Të ketë aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
- Të karakterizohet nga integritet profesional, përgjegjësi dhe aftësi për punë në ekip.
Përfitimet
- Ofron pagë konkurruese.
- Ka mundësi për zhvillim profesional.
- Siguron një mjedis pune profesional dhe dinamik.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Dokumentacioni përkatës.