Përshkrimi
Sole Global Investment po kërkon një Inxhinier Zbatimi me Eksperiencë për punë në terren, i cili do të mbajë përgjegjësi për organizimin e punimeve, respektimin e afateve dhe cilësinë e tyre. Roli kërkon drejtim dhe kontroll të punimeve, jo vetëm ndjekjen e ecurisë së tyre.
Përgjegjësitë
- Drejton dhe mbikëqyr punimet në kantier gjatë të gjitha fazave, nga nisja deri te dorëzimi.
- Kujdeset që punimet të realizohen në përputhje me projektin teknik dhe standardet e cilësisë.
- Organizon grupet e punës dhe bashkërendon aktivitetet e nënkontraktorëve.
- Verifikon sasitë e punimeve, materialet e përdorura dhe cilësinë e realizimit.
- Ndjek respektimin e afateve dhe kostot, duke përgatitur raportime të rregullta.
- Trajton dhe zgjidh në mënyrë të pavarur problemet teknike që shfaqen në terren.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvoja praktike në zbatimin e punimeve është e detyrueshme.
- Kërkohet aftësi për vendimmarrje në terren dhe zgjidhje të problemeve.
- Nevojiten njohuri të thelluara mbi projektet teknike dhe detajet konstruktive.
- Kandidati duhet të jetë i aftë të drejtojë ekipet dhe të bashkërendojë punimet.
- Kërkohen njohuri në AutoCAD / Excel dhe në dokumentacionin teknik.
- Pajisja me leje drejtimi automjeti është e detyrueshme.
- Kërkohet nivel i lartë përgjegjësie dhe disiplinë gjatë ndjekjes së punimeve.
Dokumentet e kërkuara