Shoqëria SO CART sh.p.k., pjesë e ALKOS Group, kompani prodhuese shqiptare, me aktivitet kryesor transformimin e letrës celulozë në produkt përfundimtar për konsumatorin, po kërkon të punësojë Përgjegjës Magazine (për linjë prodhimi-fabrikë)
Rreth Rolit: Ky pozicion ka rol kyç në organizimin dhe administrimin e magazinës, duke garantuar menaxhimin e saktë të lëndëve të para, materialeve ndihmëse, materialeve të paketimit dhe produkteve të gatshme, si dhe furnizimin në kohë të linjave të prodhimit.
Detyrat
- Kryen me përgjegjësi të plotë të gjitha proceset e ngarkuara në magazinë.
- Organizon dhe mbikëqyr aktivitetin e përditshëm të magazinës së fabrikës.
- Siguron regjistrimin korrekt të hyrjeve, daljeve, transferimeve dhe kthimeve të materialeve.
- Monitoron përputhjen ndërmjet gjendjes fizike të stokut dhe të dhënave në sistem.
- Koordinon furnizimin e linjave të prodhimit me lëndë të para dhe materiale, duke shmangur ndërprerjet operative.
- Organizon pranimin, sistemimin, ruajtjen dhe gjurmueshmërinë e materialeve dhe produkteve të gatshme.
- Mbikëqyr inventarizimet periodike, analizon diferencat dhe propozon masa korrigjuese.
- Organizon punën ditore të stafit të magazinës dhe monitoron produktivitetin, disiplinën dhe respektimin e procedurave.
- Siguron përdorimin e duhur të hapësirave, pajisjeve të magazinës dhe zbatimin e rregullave të sigurisë në punë.
- Përgatit raporte periodike mbi gjendjen e stokut, lëvizjet e materialeve, diferencat dhe problematikat operative.
- Kryen punë të tjera brenda profilit.
Kualifikimet
- Arsim i lartë në Inxhinieri, Inxhinieri Mekanike, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune 3-5 vite në menaxhimin e magazinës. Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme pune në role të ngjashme, mundësisht në industri prodhimi ose përpunimi të kartonit/letrës;
- Njohuri të mira mbi proceset e magazinimit, kontrollin e inventarit dhe furnizimin e prodhimit.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të ndjekur protokollet e sigurisë.
- Të ketë njohuri në përdorimin e makinerive dhe pajise industriale;
- Njohuri të mira të Microsoft Excel; eksperienca me sisteme ERP/WMS përbën avantazh.
- Aftësi të mira organizative, analitike, koordinuese dhe për zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik prodhimi dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme.
- Përbën avantazh për këtë profil, zotërimi gjuhës italiane dhe/ose angleze.
- Fleksibël me oraret e punës;