Përshkrimi
Smart Kids Food Albania po kërkon të punësojë Kuzhiniere në mensë shkollore.
Qëllimi i pozicionit:
Ky rol ka për detyrë përgatitjen, gatimin dhe shpërndarjen e vakteve, duke zbatuar rregullat e higjienës, sigurisë ushqimore dhe standardet e cilësisë.
Detyrat
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatit ushqimet sipas menusë së ditës.
- Kujdeset që ushqimi të ketë cilësi, shije dhe paraqitje të mirë.
- Zbaton standardet e higjienës dhe të sigurisë ushqimore (HACCP).
- Mban të organizuar kuzhinën dhe siguron pastërtinë e ambienteve dhe pajisjeve.
- Mbikëqyr përdorimin e lëndëve të para dhe synon të ulë humbjet.
- Punon ngushtë me stafin e kuzhinës për përgatitjen dhe shpërndarjen e vakteve.
- Respekton rregullat e sigurisë në vendin e punës dhe procedurat e kompanisë.
- Njofton për nevojat e furnizimit dhe për çdo çështje që ndikon në funksionimin e kuzhinës.
Kualifikimet
Kualifikimet:
- Kërkohet përvojë e mëparshme si kuzhiniere; përparësi kanë kandidatet me eksperiencë në mensa, restorante ose kuzhina kolektive.
- Nevojiten njohuri për rregullat e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Kërkohet aftësi për të bashkëpunuar në ekip dhe për të punuar nën ngarkesë.
- Vlerësohen përgjegjshmëria, korrektësia dhe aftësia për organizim në punë.