Smart Air Solution po kërkon 4 kandidatë për pozitën:
Asistent instaluesi (montuesi) për sisteme klimatizimi, ventilimi, ngrohjeje dhe ftohjeje
Lokacioni i punës: Prishtinë
Pozita të hapura: 4
Detyrat kryesore:
- Ndihmon në vendosjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve të klimatizimit, ventilimit, ngrohjes dhe ftohjes.
- Asiston në montimin dhe instalimin e pajisjeve të sistemeve HVAC.
- Punon në bashkëpunim me ekipin për kryerjen e detyrave në terren.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Kërkohen njohuri teknike bazë dhe aftësi për përdorimin e veglave të punës.
- Kandidati duhet të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i gatshëm të mësojë.
- Përvoja e mëparshme konsiderohet përparësi.
- Nevojitet gatishmëri për angazhim në terren dhe në mjedise të ndryshme pune.