Agjente shitjeje në dyqanin SKECHERS
Pozita ofrohet në këto lokacione:
- Prishtina Mall
- Albi Mall Prishtinë
- Albi Mall Gjilan
- Fushë Kosovë – Outlet (AM Mega Store)
Detyrat kryesore:
- Të sigurojë shërbim me cilësi të lartë për klientët.
- T'i udhëzojë klientët lidhur me produktet.
- Të kujdeset për stokun dhe vendosjen e rregullt të produkteve në dyqan.
- Të mbajë të rregullt dhe të pastër ambientin e punës.
- Të operojë me arkën.
- Të realizojë objektivat e shitjes.
Kualifikimet:
- Komunikim i mirë dhe aftësi për bashkëpunim në ekip.
- Përvoja në shitje konsiderohet përparësi.
- Përkushtim dhe korrektësi gjatë punës.
Orari ditor i punës zgjat 6 orë e 30 minuta.