Sherbim ndaj KlientitTiranë5 ditë më parëFull Time
Rreth kompanisë
Sisal u krijua në vitin 1945 nga ëndrra dhe intuita e tre gazetarëve sportivë, duke u bërë kompania e parë italiane që ushtronte veprimtari në lojëra dhe baste me koncesion qeveritar. Më 4 gushti 2022, Sisal iu bashkua Flutter Entertainment plc, operatorit më të madh në botë të basteve sportive dhe lojërave online, me një portofol markash të njohura ndërkombëtarisht dhe të listuara në Bursat e Londrës dhe Nju Jorkut.
Për të krijuar një të ardhme më të përgjegjshme, kompania mbështetet në një strategji qëndrueshmërie me synime afatgjata. Këto synime përfshijnë forcimin e pozitës së Sisal si lider në Lojën e Përgjegjshme, zhvillimin e saj si kompani inovative dhe të qëndrueshme, si dhe krijimin e një mjedisi pune shembullor.
Përgjegjësitë
Angazhimet tuaja do të përfshijnë:
Administrimin e komunikimit përmes telefonit, chat-it dhe postës elektronike.
Zbatimin e skripteve të komunikimit gjatë trajtimit të temave të ndryshme.
Përcaktimin e nevojave të klientëve, qartësimin e informacionit, shqyrtimin e çdo problemi dhe propozimin e zgjidhjeve dhe/ose alternativave.
Krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe nxitjen e angazhimit të tyre përmes përpjekjeve shtesë.
Trajtimin e pyetjeve dhe shqetësimeve të klientëve me përgjigje të sakta dhe të kënaqshme.
Orientimin e klientëve dhe dhënien e ndihmës e të mbështetjes së nevojshme.
Kërkesat për kandidatin
Profili që kërkojmë:
Të zotëroni të paktën 3 vjet përvojë në një pozicion të ngjashëm.
Të tregoni proaktivitet, fleksibilitet, inovacion dhe vendosmëri.
Të zotëroni shkëlqyeshëm gjuhën italiane, në komunikimin me gojë dhe me shkrim.
Përparësi përbëjnë edhe:
Aftësitë për bashkëpunim në ekip dhe për zgjidhjen e problemeve.
Aftësitë shumë të mira për kryerjen e disa detyrave njëkohësisht dhe organizimin efikas të kohës.
Përfitimet
Nga kompania mund të prisni:
Punësim me kontratë të përhershme.
Fleksibilitet në orarin e punës dhe mundësi pune nga shtëpia, në përputhje me politikën e brendshme të kompanisë.
Përfitimin e 24 orëve shtesë të paguara.
Pajisje pune të siguruara nga kompania, përfshirë laptopin, telefonin e kompanisë dhe pajisje të tjera.
Pajisje me kupona ushqimi.
Mundësi për bonus deri në 450 euro, krahas bonuseve shtesë.
Përfitim nga një fond pensioni.
Kushte preferenciale për produktet e bankës Intesa Sanpaolo.
Mbulim me Sigurim Shëndetësor Privat dhe mundësi konsultimi me mjekun e kompanisë.
Mundësi pjesëmarrjeje në "Flutter Sharesave Plan".
Trajnime të posaçme për zhvillimin profesional.
Mbështetje për synimet tuaja të të mësuarit dhe të karrierës:
Përfitim nga një program mbështetës për shëndetin mendor dhe mirëqenien.
Mbështetje për mirëqenien psikologjike përmes kurseve online të meditimit, shërbimit mjekësor online dhe këshillimit nga psikologë e trajnerë të certifikuar.
Përdorim i platformave Learn dhe GoFluent për trajnime dhe certifikime.
Përkrahje për prindërit dhe fëmijët, si edhe kontribute për nënat e reja.
Mundësi për t'u angazhuar në vullnetarizëm brenda orarit të punës.