Përshkrimi
Sinteza është në kërkim të një Graphic Designer me qasje krijuese, i/e cili/a ka përvojë në realizimin e materialeve vizuale për Instagram dhe platforma të tjera sociale.
Pozita i përshtatet një personi që e kupton se përmbajtja vizuale nuk duhet vetëm të ketë pamje tërheqëse, por edhe të kapë vëmendjen, të përcjellë mesazhin në mënyrë të qartë dhe të ruajë përputhshmërinë me identitetin e markës.
Detyrat
- Hartimi i postimeve, carousel-eve, story-ve dhe elementeve të tjera vizuale për Instagram.
- Përshtatja e dizajneve në përputhje me identitetin dhe synimet e secilit klient.
- Realizimi dhe përpunimi i videove të shkurtra për Reels dhe Story.
- Zhvillimi i ideve kreative për fushata dhe plane mujore të përmbajtjes.
- Editimi i materialeve fotografike dhe grafike.
- Bashkërendimi i punës me ekipin e marketingut dhe me përgjegjësit për menaxhimin e rrjeteve sociale.
- Raportimi për progresin dhe përfundimin e projekteve.
Kualifikimet
- Të paktën 2 vjet përvojë në dizajn grafik, me përparësi eksperienca për rrjete sociale.
- Portfolio që përfshin punime për Instagram, si postime, carousel-e, story, Reels ose fushata digjitale.
- Njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator.
- Aftësi për montimin e videove të shkurtra; njohja e Adobe Premiere Pro ose After Effects konsiderohet përparësi.
- Kuptim i mirë i formateve, dimensioneve dhe trendeve aktuale të Instagramit.
- Aftësi për të mbajtur një identitet vizual të qëndrueshëm për një brand.
- Krijimtari, origjinalitet dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.
- Shkathtësi të mira organizative dhe respektim i afateve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Çfarë ofrojmë
- Respektim i të drejtave të punonjësve në përputhje me Kodin e Punës.
- Mjedis pune gjithëpërfshirës, motivues dhe pozitiv.
- Hapësira për zhvillim dhe avancim profesional.
- Angazhim në projekte me klientë dhe industri të ndryshme.
- Fundjavat janë ditë pushimi.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Portfolio me punët më të mira.
Aplikimet pa portfolio nuk do të shqyrtohen.