“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a., shoqëri sigurimi me eksperiencë 27-vjeçare, themeluar më 22 shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jete dhe jojete, risigurimesh dhe fondesh pensioni, që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për pozicionin:
JURIST
Përgjegjësitë kryesore:
- Ofrimi i këshillimit ligjor në çështje që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë.
- Hartimi dhe rishikimi i kontratave tregtare dhe atyre të sigurimit nga pikëpamja tekniko-ligjore.
- Interpretimi dhe zbatimi i GDPR-së dhe i legjislacionit kombëtar përkatës.
- Hartimi, rishikimi dhe përditësimi i politikave, procedurave dhe dokumentacionit për mbrojtjen e të dhënave.
- Vlerësimi i përputhshmërisë ligjore të proceseve të mbledhjes, përdorimit, ruajtjes dhe transferimit të të dhënave personale.
- Trajtimi dhe koordinimi i kërkesave të subjekteve të të dhënave, përfshirë kërkesat për akses, korrigjim dhe fshirje.
- Mbështetja ligjore në rastet e shkeljeve të të dhënave personale (data breaches).
- Kryerja dhe dokumentimi i vlerësimeve të riskut.
- Monitorimi i ndryshimeve në legjislacion dhe në praktikën e autoriteteve kompetente, si dhe përshtatja e procedurave të kompanisë.
- Bashkëpunimi me departamentet e kompanisë për të garantuar respektimin e kërkesave ligjore për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.
- Çështje të tjera rregullatore dhe ligjore, përfshirë përputhshmërinë.
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
- Të jenë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit.
- Njohuri të mira të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të GDPR-së.
- Përvoja në fushën e së drejtës civile-tregtare, të mbrojtjes së të dhënave personale dhe të përputhshmërisë përbën avantazh.
- Aftësi të mira analitike dhe interpretimi ligjor.
- Aftësi shumë të mira në hartimin dhe rishikimin e dokumenteve dhe kontratave.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Përpikëri, konfidencialitet dhe përgjegjshmëri të lartë profesionale.