Shoqëria SiCRED sh.a., është pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë dy Specialist/e Administrimi pranë Drejtorisë së Administrimit dhe Aktuaristikes.
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese:
- Të ketë diplomë universitare në një nga këto fusha: aktuaristikë, matematikë, ekonomik, statistikë, inxhinieri matematike, administrim risku, investime, demografi ose fusha të ngjashme;
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë kompjuterike, Excel i përparuar përbën prioritet;
- Të zotërojë aftësi për të punuar në grup dhe aftësi të mira komunikimi;
- Njohja në një nivel të përparuar e gjuhës angleze përbën prioritet;
- Eksperienca e punës nuk është kriter.
Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Mbajtje dhe administrim në kohe reale dhe analitike të databazave;
- Siguron përditësimin e të dhënave në sistemet informatike të kompanisë;
- Bashkëpunon me departamentin e shitjeve, financës, dëmeve, IT-së dhe strukturat e tjera për administrimin korrekt të policave;
- Përgatit raporte dhe të dhëna mbi linjat e biznesit të shoqërisë;
- Kryen kontrolle administrative dhe rakordime për identifikimin dhe korrigjimin e pasaktësive;
- Administron kërkesat dhe komunikimet që lidhen me policat, në përputhje me procedurat e brendshme;
- Siguron që proceset administrative të kryhen në përputhje me politikat, procedurat dhe kërkesat rregullatore të kompanisë;
- Mbështet dhe merr pjesë në procesin e llogaritjes së rezervave dhe raportimeve pranë AMF.
Përse duhet të punoni pranë SiCRED?
Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
- Sigurim privat jete
- Sigurim privat shëndeti
- Sigurim privat jete me kursim
- Fond privat pensioni
- Një udhëtim stafi në vit
- Mundësi trajnimi
Informacion mbi pozicionin e punës:
Lloji i punës - Kohë e plotë
Orari - 08:00-17:00
Vendndodhja - Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë