Përmbledhje
Shoqëria SiCRED sh.a. vepron në tregun e sigurimeve të jetës që nga viti 2003 dhe u ofron klientëve sigurime për jetën, shëndetin, aksidentet, si edhe produkte të jetës me komponent kursimi.
SiCRED i konsideron punonjësit faktor kyç të suksesit dhe rezultateve të arritura, prandaj synon të sigurojë kushte të mira pune në një mjedis të rehatshëm e bashkëpunues.
Në Drejtorinë e Shitjeve kërkohet “Specialist Shitjesh dhe Marrje në Sigurim”.
Detyrat kryesore
- Administron, si në zyrë ashtu edhe në terren, portofolin e klientëve aktualë.
- Krijon kontakte në terren me klientë të rinj dhe u prezanton produktet e kompanisë.
- Punon ngushtë me pjesëtarët e tjerë të ekipit të shitjes, duke ndjekur hapat e punës deri në përmbylljen e shitjeve.
- Krijon dhe mban të përditësuar database-n e shitjeve.
- Përpilon raporte ditore, javore dhe mujore, sipas nevojës.
Kërkesat
- Përparësi kanë kandidatët që kanë përfunduar studime të larta në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë.
- Gatishmëri për angazhim si në terren, ashtu edhe në zyrë.
- Gatishmëri për promovimin e produkteve të shoqërisë online ose gjatë takimeve me klientë.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikuese dhe shprehëse.
- Profil energjik, pozitiv dhe i motivuar për të përballuar ngarkesën e punës.
- Njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike, përfshirë Microsoft Excel dhe Word.
- Preferohen deri në 2 vite eksperiencë pune; eksperienca e mëparshme si specialist shitjesh në terren përbën avantazh.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Pse të punoni pranë SiCRED?
Kompania ofron një paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit:
- Sigurim privat jete.
- Sigurim privat shëndeti.
- Sigurim privat jete me kursim.
- Fond privat pensioni.
- Një udhëtim të stafit çdo vit.
- Mundësi për trajnim.
Të dhëna për pozitën:
- Lloji i angazhimit: Kohë e plotë.
- Orari i punës: 08:00-17:00.
- Lokacioni: Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë.
- Paga fillon nga 70.000 lekë.
Dokumentet e kërkuara
- CV me foto.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave.
- Kopje të ID.
- Kopje të dëshmive që vërtetojnë njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera, nëse disponohen.
- Kopje të certifikatave të ndryshme të kualifikimit.