Përshkrimi
Shoqëria e sigurimeve Atlantik sh.a është në fazë zgjerimi të veprimtarisë dhe synon të rekrutojë një Agjent Shitje për zyrën e kolaudimit në Korçë.
Detyrat
- Gjetja dhe angazhimi i klientëve të rinj për zgjerimin e portofolit të klientëve të kompanisë.
- Njohja e produkteve dhe shërbimeve të sigurimit që kompania vë në dispozicion.
- Këshillimi i klientëve lidhur me kërkesat e tyre për sigurim dhe sugjerimi i alternativave të duhura.
- Administrimi i dokumenteve dhe i procedurave që lidhen me aplikimet për sigurim.
- Kultivimi i marrëdhënieve të afërta me klientët, përmes ofrimit të vazhdueshëm të informacionit dhe mbështetjes.
- Raportimi periodik në Degë për veprimtaritë e kryera dhe rezultatet e shitjeve.
Kualifikimet
- Përvojë prej të paktën 1- 3 vjetësh në shitje; përvoja në fushën e sigurimeve përbën përparësi.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe negocim, për krijimin e raporteve të qëndrueshme me klientët.
- Organizim i mirë dhe aftësi për të vepruar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në kuadër të ekipit.
- Njohuri të mira për produktet e sigurimit dhe tregun e sigurimeve në Shqipëri.
- Motivim për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara nga kompania.