Përmbledhja e punës
Për transportin e nxënësve të shkollës kërkohet një shofer me përgjegjshmëri dhe përkushtim, i cili do të angazhohet me kontratë shërbimi dhe me kohë të pjesshme.
Përgjegjësitë
- Kryerja e transportit të nxënësve duke ndjekur itinerarin dhe orarin e caktuar.
- Kujdesi për sigurinë e nxënësve përgjatë të gjithë udhëtimit.
- Zbatimi i rregullave të trafikut rrugor dhe i standardeve të sigurisë.
- Kontrollimi dhe mirëmbajtja çdo ditë e furgonit për ta mbajtur në gjendje të mirë teknike.
- Zbatimi me përpikëri i orareve të nisjes dhe të mbërritjes.
- Mbajtja e komunikimit të rregullt e korrekt dhe bashkëpunimi me prindërit dhe personelin e shkollës.
Kërkesat për kandidatin
- Kandidati duhet të zotërojë leje drejtimi të vlefshme për kategorinë që i përket automjetit.
- Kërkohet pajisja me CAP-in për drejtimin e furgonit, në përputhje me kërkesat ligjore përkatëse.
- Nevojiten përgjegjshmëri, korrektësi dhe respektim i përpiktë i orarit.
- Kandidati duhet të komunikojë mirë dhe të sillet me kulturë ndaj nxënësve dhe prindërve.
- Sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë.
Organizimi i orarit:
- Puna zhvillohet nga E hënë – E premte.
- Turni i paradites është 06:30 – 08:30.
- Turni i pasdites është 14:30 – 16:30.
- Angazhimi është me kohë të pjesshme, gjithsej 4 orë në ditë.
- Marrëdhënia e punës rregullohet me kontratë shërbimi.