Përshkrimi
Shkolla jo publike ARBERIA, në kuadër të zgjerimit të ekipit të saj, është në kërkim të një Mësuese Matematike për ciklin 9-vjeçar.
Puna nis menjëherë.
Detyrat
- Të sigurojë zhvillimin e rregullt të orëve të mësimit.
- Të marrë përsipër përgjegjësitë që i caktohen nga institucioni arsimor.
- Të realizojë procesin e mësimdhënies gjatë aktivitetit mësimor.
- Të njohë veçoritë e nxënësve dhe të punojë në mënyrë të përshtatshme me ta.
- Të kuptojë profilin e shkollës dhe të bashkëpunojë me stafin pedagogjik për ecurinë e suksesshme të punës.
- Të mbajë komunikim të vazhdueshëm me prindërit.
- Të krijojë një marrëdhënie të shëndetshme në trekëndëshin mësues–nxënës–prind.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për mësuesi.
- Të disponojë licensën e mësuesisë.
- Të ketë përvojë pune në profesion prej minimumi 3-4 vitesh.
- Të zotërojë aftësi në komunikim, organizim dhe orientim.
- Të ketë aftësi të mira inter-personale dhe ndër-personale.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të shfaqë aftësi profesionale kreative.
- Të ketë njohuri mbi funksionet dhe programet edukuese.