Përshkrimi
SHKK FED invest, institucion që vepron me sukses prej 34 vjetësh në financat rurale, hap konkurrimin për një vend të lirë pune në pozicionin:
“Oficer Kredie” për rrethin Tiranë
Detyrat
- Ndjekja dhe zgjerimi i shërbimeve financiare në zonat urbane dhe rurale që mbulohen nga degët e SHKK FED invest në rrethin përkatës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Ekonomi.
- Të zotërojë mbi 2 vjet përvojë profesionale; përvoja në sistemin bankar ose në mikrokredi vlerësohet si avantazh.
- Të banojë në rrethin për të cilin kandidon.
- Të zotërojë njohuri dhe aftësi të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike të punës.
- Të dallohet për aftësi të mira në komunikim, organizim dhe bashkëpunim në grup.
- Njohuritë në gjuhën angleze vlerësohen si përparësi.
Dokumentet e kërkuara
- CV e hartuar në gjuhën shqipe.