Shield Recruitment & HR po rekruton Ekonomist (5 vende pune) për një klient të saj, një kompani të njohur ndërkombëtare që vepron në sektorin e ndërtimit.
Lokacioni i punës: Kazakistan
Detyrat kryesore:
- Administrimi i regjistrave ditorë, javorë dhe mujorë për hyrjet dhe daljet e materialeve në depo.
- Pranimi, verifikimi dhe konfirmimi i materialeve të dorëzuara në kantier, duke u siguruar se përputhen me porosinë ose kërkesat.
- Verifikimi që sasia e materialeve të pranuara është në përputhje me sasinë e kërkuar.
- Kontrollimi i materialeve për mungesa apo probleme të mundshme, përfshirë dëmtime dhe cilësi të dobët.
- Kryerja edhe e detyrave të tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt, përveç përgjegjësive të përmendura.
- Përgjegjësitë e listuara më sipër janë orientuese.
Kërkesat profesionale:
- Diplomë nga Fakulteti Ekonomik.
- Minimumi 2 vite përvojë pune në fushën profesionale.
- Njohuri praktike të Microsoft office (Word, Excel, Outlook).
- Njohja e Gjuhës Angleze është e detyrueshme.
- Shkathtësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë në ekip.
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për marrjen e përgjegjësive.
- Aftësi të mira organizative.
- Kualifikimet e paraqitura më lart janë orientuese.