Për klientin e saj, një nga institucionet bankare më të mëdha dhe më të konsoliduara në vend, Shield Recruitment & HR kërkon të plotësojë 1 vend pune për rolin Analist Kredie për NVM, Mikro dhe Agro Kredi.
Lokacioni i punës: Gjakovë
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
- Të promovojë në mënyrë aktive shërbimet dhe produktet e Bankës.
- Të gjejë klientë të mundshëm dhe të ruajë marrëdhëniet me klientët aktualë.
- Të analizojë rastet e kreditimit dhe të hartojë pasqyrat financiare të klientëve.
- Të identifikojë NVM (Ndërmarrje të vogla dhe të mesme), Mikro dhe Agro Biznese në regjionin e veprimtarisë, duke realizuar promocione dhe vizita te klientët e mundshëm dhe ekzistues të biznesit.
- Të nisë dhe të përfundojë aplikacionet për shërbime kreditore, si dhe t’i paraqesë ato para komiteteve përkatëse.
- Të ruajë me efektivitet cilësinë e portfolios kreditore dhe të marrë masat e nevojshme për të parandaluar vonesat.
- Të kryejë hulumtime dhe analiza për sektorin e NVM (Ndërmarrje të vogla dhe të mesme), Mikro dhe Agro Bizneseve dhe t’ia paraqesë rezultatet menaxhmentit të degës.
- Të punojë ngushtë me Departamentin për Biznes dhe Agro për zgjerimin e portfolios kreditore dhe përmbushjen e objektivave të përcaktuara.
- Të sistemojë të gjithë dokumentacionin në përputhje me politikat, procedurat dhe dokumentet e tjera zyrtare.
- Krahas përgjegjësive të përmendura, të kryejë edhe detyra të tjera që i cakton Mbikëqyrësi Direkt.
Kualifikimet e nevojshme:
- Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Bujqësisë ose studimet në Administrim të Biznesit.
- Të zotërojë njohuri të mira për produktet bankare.
- Të ketë të paktën dy vite përvojë pune në bankë, në sektorin përkatës.
- Të ketë gatishmëri për të punuar në terren.