Gazetar Terreni (Field Reporter)
Qëllimi i pozicionit
Gazetari i Terrenit është përgjegjës për mbulimin e ngjarjeve në terren, mbledhjen dhe verifikimin e informacionit, realizimin e intervistave dhe raportimin e shpejtë e të saktë të zhvillimeve për publikim në portal dhe platformat e medias.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mbulon ngjarje, konferenca, aktivitete dhe zhvillime të aktualitetit në terren
- Realizon intervista dhe mbledh deklarata nga burime relevante
- Verifikon informacionin dhe faktet përpara publikimit
- Përgatit lajme dhe raportime nga terreni në kohë reale
- Bashkëpunon ngushtë me redaksinë për përcaktimin e prioriteteve të ditës
- Siguron materiale foto dhe video nga vendngjarja kur kërkohet
- Ndjek zhvillimet e vazhdueshme të ngjarjeve dhe informon redaksinë për çdo përditësim
- Respekton etikën gazetareske, objektivitetin dhe konfidencialitetin e burimeve
Kualifikimet:
- Preferohet arsim i lartë në Gazetari, Komunikim, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme
- Eksperienca e mëparshme në gazetari ose media online përbën avantazh
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shkrimi në gjuhën shqipe
- Aftësi për të punuar me shpejtësi dhe saktësi nën presion
- Iniciativë, kuriozitet gazetaresk dhe aftësi për të identifikuar lajmin
- Fleksibilitet për të punuar në terren dhe sipas dinamikës së ngjarjeve
- Njohuri bazë në realizimin e materialeve foto/video për platformat digjitale përbën avantazh