Shega Trans po kërkon të angazhojë një Specialist Logjistikë & Shitje në Durres.
Detyrat
- Të identifikojë klientë të rinj dhe të administrojë marrëdhëniet me klientët ekzistues.
- Të hartojë oferta dhe të zhvillojë negociata për çmimet.
- Të planifikojë rezervimet dhe të ndjekë ecurinë e transportit të kontejnerëve.
- Të bashkëpunojë me linjat detare, agjentët dhe portet për mbarëvajtjen e proceseve.
- Të përgatisë dhe të administrojë dokumentacionin që lidhet me transportin.
- Të trajtojë dhe të zgjidhë çështjet që mund të lindin gjatë transportit.
- Të vëzhgojë zhvillimet e tregut dhe të raportojë rezultatet e shitjeve.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune në fushën e logjistikës dhe/ose të shitjeve.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
- Mosha e preferuar është 25-35 vjeç.
- Kandidatët duhet të jenë banues në Durres.