Përshkrimi
Kompania Klar Sh.P.K., mbajtëse e ekskluzivitetit të markës së njohur të kafesë Segafredo për Shqipërinë, është në kërkim të një Teknik Ekspresi.
Detyrat
- Të realizojë mirëmbajtjen e zakonshme të pajisjeve, duke përfshirë pastrimin, kalibrimin dhe ndërrimin e pjesëve të konsumueshme.
- Të identifikojë problemet teknike dhe të bëjë riparimin ose zgjidhjen e tyre.
- Të bashkëpunojë me klientët për të kuptuar shqetësimet e tyre dhe për të dhënë zgjidhje sa më efektive.
- Të dokumentojë ndërhyrjet teknike të kryera, si edhe pjesët që janë përdorur.
- Të lëvizë pranë pikave të klientëve kur kjo kërkohet nga puna.
Kualifikimet
- Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike dhe mekanike të ekspresëve.
- Eksperienca me pajisje të ngjashme përbën përparësi.
- Diplomë teknike në profil elektrik, mekanik ose në një fushë të afërt konsiderohet avantazh.
- Të jetë në gjendje të lexojë manuale teknike dhe skema elektrike.
- Të zotërojë patentë drejtimi të kategorisë B, e cila është e nevojshme për këtë rol.
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të organizuar mirë kohën.