Përshkrimi
Sea Fish shpk po kërkon të punësojë një Ekonomist/e me angazhim të plotë.
Detyrat
- Regjistrimi në sistemin financiar Financa 5 i faturave të shitjes dhe të blerjes.
- Mirëmbajtja e komunikimit me klientët dhe furnitorët, si edhe rakordimi me ta.
- Hedhja në kontabilitet e fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve.
- Kryerja e rakordimeve periodike me magazinierin dhe përfshirja në procesin e inventarizimit të mallrave.
- Zbatimi i detyrave të tjera që caktohen nga eprori përkatës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në fushën Ekonomik/Finance.
- Përvoja e mëparshme në punë konsiderohet përparësi.
- Të ketë njohuri për sistemin Financa 5.
- Të zotërojë njohuri bazë të gjuhës angleze.
- Të përdorë shumë mirë paketën Windows Office, përfshirë Word, Excel etj.
- Të jetë metodik dhe i organizuar.
- Të karakterizohet nga përgjegjshmëria, ndershmëria dhe integriteti.