Përshkrimi
Sea Fish shpk po kërkon të punësojë Ekonomiste Femer, me ose pa përvojë të mëparshme pune.
Detyrat
- Regjistrimi në Financa 5 i faturave të shitjes dhe të blerjes.
- Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe furnitorët, si edhe rakordimi me ta.
- Hedhja në kontabilitet e fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve.
- Kryerja e rakordimeve periodike me magazinierin dhe pjesëmarrja në inventarizimin e mallrave.
- Përmbushja e detyrave të tjera që caktohen nga eprori përkatës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në fushën Ekonomik/Finance.
- Përvoja e mëparshme në punë përbën përparësi.
- Të ketë njohuri për sistemin Financa 5.
- Të zotërojë njohuri bazë të gjuhës angleze.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Windows Office (word,excel etj).
- Të jetë metodike dhe e organizuar.
- Të shquhet për përgjegjshmëri, ndershmëri dhe integritet.