Përshkrimi
Sea Fish shpk është në kërkim të një Ekonomiste Femer, me ose pa përvojë pune.
Detyrat
- Regjistrimi në sistemin financiar Financa 5 i faturave të blerjes dhe shitjes.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët e furnitorët, përfshirë rakordimet përkatëse.
- Hedhja në kontabilitet e fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve.
- Kryerja e rakordimeve periodike me magazinierin dhe pjesëmarrja në inventarizimin e mallrave.
- Zbatimi i detyrave të tjera të caktuara nga eprori përgjegjës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në profilin Ekonomik/Finance.
- Përvoja e mëparshme në punë konsiderohet përparësi.
- Të njohë sistemin Financa 5.
- Të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze.
- Të zotërojë shumë mirë paketën Windows Office (word,excel etj).
- Të jetë metodike dhe e organizuar.
- Të karakterizohet nga përgjegjshmëria, ndershmëria dhe integriteti.
Adresa: Autostrada Tirane Durres, km 7, Yrshek, Tirane