Përshkrimi i pozitës:
Scan Ride & Delivery kërkon të punësojë një person të përgjegjshëm dhe komunikues për pozitën Zyrtar/e për Support dhe Monitorim të GPS-it, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për mbështetjen e klientëve, monitorimin e automjeteve dhe evidentimin e parregullsive gjatë operimit të shoferëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Monitorimi i vazhdueshëm i automjeteve përmes sistemit GPS.
- Përcjellja dhe evidentimi i lëvizjeve të automjeteve dhe kilometrave të realizuar.
- Identifikimi i lëvizjeve të panevojshme, ndalesave dhe shkeljeve të rregullave të punës.
- Pranimi, trajtimi dhe përcjellja e ankesave të klientëve.
- Ofrimi i mbështetjes dhe informimit të klientëve lidhur me shërbimet e kompanisë.
- Komunikimi me shoferët për sqarimin e rasteve dhe parregullsive të evidentuara.
- Raportimi te menaxhmenti për çdo shkelje apo mosrespektim të rregullave nga shoferët.
- Evidentimi dhe dokumentimi i ankesave dhe rasteve problematike.
- Përgatitja e raporteve ditore mbi aktivitetet dhe parregullsitë e identifikuara.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit.
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e situatave me klientë.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe gatishmëri për punë në ekip.
- Përvoja në Support, Call Center ose monitorim GPS përbën përparësi.