KONKURS PËR PUNËSIM
Pozicioni: Zyrtar/e Administrative / Recepsionist/e
Kompania: Sava Jetë sh.a.
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat kryesore:
- Pritja dhe udhëzimi i vizitorëve dhe klientëve;
- Përgjigjja në telefonata dhe administrimi i tyre;
- Komunikimi me klientët që kanë pagesa të vonuara, si dhe ndjekja e obligimeve të tyre;
- Verifikimi, administrimi dhe mirëmbajtja e dosjeve të klientëve;
- Plotësimi me të dhëna të përditësuara i dosjeve të klientëve;
- Ruajtja e evidencës së plotë për dokumentet dhe aktivitetet që lidhen me dosjet e klientëve;
- Regjistrimi dhe arkivimi i dokumenteve në përputhje me procedurat e kompanisë;
- Dhënia e asistencës administrative për departamentet përkatëse;
- Realizimi i angazhimeve të tjera administrative kur kërkohet.
Kualifikimet dhe kriteret:
- Diplomë universitare – Bachelor;
- Përvojë profesionale në administratë, recepsion ose role të ngjashme;
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe organizim;
- Njohuri të mira të Microsoft Office;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe qasje profesionale në punë;
- Aftësi për angazhim të pavarur, por edhe për punë në ekip.
Çfarë ofrohet:
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues;
- Mundësi për avancim profesional;
- Pagë konkurruese dhe kushte pune konkurruese.
Do të njoftohen vetëm kandidatët që përzgjidhen për fazën e intervistës.