Përshkrimi i pozitës
Saturn ApartHotel po kërkon një Recepsionist/e, i/e cili/a do t’i presë klientët dhe do t’u ofrojë ndihmë gjatë qëndrimit të tyre.
Detyrat kryesore
- Zbatimi i procedurave të check-in dhe check-out.
- Administrimi i rezervimeve, thirrjeve telefonike dhe mesazheve.
- Ofrimi i informacionit për klientët lidhur me shërbimet e hotelit.
- Bashkëpunimi me stafin për t’u garantuar klientëve një përvojë sa më të mirë.
Kualifikimet
- Aftësi të mira në komunikim dhe paraqitje profesionale.
- Njohja e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet përparësi.
- Shkathtësi organizative dhe aftësi për përdorimin e kompjuterit.
- Përvoja paraprake në hoteleri përbën avantazh.