SHPALLJE KONKURSI
Praktikant/e – Komercialist/e (Prishtinë)
SM Fairtrade Consulting njofton hapjen e një mundësie për angazhimin e një Praktikanti/e – Komercialist/e, të dedikuar për kandidatë që synojnë të forcojnë shkathtësitë profesionale dhe të fitojnë përvojë praktike në fushën e shitjes dhe komunikimit me klientë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë profesionale me klientët dhe t’u ofrojë informacione për produktet dhe shërbimet.
- Të përkrahë ekipin e shitjes në detyrat e përditshme.
- Të krijojë dhe të ruajë marrëdhënie pozitive me klientët.
- Të ndihmojë në hartimin e ofertave dhe përgatitjen e dokumentacionit përkatës.
- Të vendosë dhe të mirëmbajë materialet promovuese në përputhje me standardet e kompanisë.
- Të raportojë aktivitetet ditore te mentori ose personi përgjegjës.
- Të kryejë edhe detyra të tjera që lidhen me pozitën dhe me zhvillimin profesional.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë përfunduar së paku arsimin e mesëm, ndërsa studentët dhe të diplomuarit ftohen të aplikojnë.
- Të posedojë aftësi të mira në komunikim dhe organizim.
- Të tregojë gatishmëri për të mësuar dhe për të bashkëpunuar në ekip.
- Të ketë njohuri themelore në përdorimin e kompjuterit, përfshirë MS Office.
- Përvoja paraprake nuk kërkohet detyrimisht, por do të llogaritet si përparësi.
- Të ketë patentë shoferi të kategorisë B.
Çfarë ofrojmë:
- Program të praktikës profesionale në një ambient dinamik dhe përkrahës.
- Trajnim dhe mentorim gjatë angazhimit.
- Mundësi për rritje profesionale dhe avancim brenda kompanisë pas përfundimit me sukses të praktikës.
- Certifikatë për përfundimin e praktikës.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Dokumentet përcjellëse
Konkursi do të qëndrojë i hapur për 30 ditë nga data e publikimit.
SM Fairtrade Consulting mirëpret aplikimin e kandidatëve të motivuar që dëshirojnë t’i bashkohen ekipit.