Përshkrimi
Safe Security Albania po kërkon të angazhojë një shitëse për dyqanin Mayoral në Galeria ETC.
Detyrat
- Ofron shërbim cilësor për klientët dhe kujdeset që çdo nevojë e tyre të marrë zgjidhje.
- Punon për arritjen e objektivave të shitjes të vendosura nga kompania për produktet.
- Merr pjesë në procesin e vendosjes në kohë të koleksioneve të reja.
- Verifikon përditë artikujt dhe kujdeset për zëvendësimin e masave përkatëse.
- Ndihmon në ekspozimin dhe reklamimin e produkteve në dyqan, duke ndjekur udhëzimet e Brandit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të bashkëpunojë mirë me ekipin dhe të tregojë iniciativë.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Njohja e gjuhëve të huaja konsiderohet përparësi.
- Përvoja në shitje, sidomos në kompani me veprimtari të ngjashme, përbën avantazh.