Përshkrimi
Allishverish Rozafa ka një vend të lirë pune për pozicionin Kasiere.
Detyrat
Përgjegjësitë që përfshin ky pozicion:
- Regjistron të gjitha blerjet e klientëve dhe u jep faturën tatimore përkatëse.
- Arkëton pagesat në lekë.
- Përgjigjet për përputhjen e gjendjes së arkës gjatë turnit të saj.
- Kujdeset për raftet e caktuara nga menaxheri i restorantit dhe raporton afatet e skadencës së produkteve në to.
- Pret dhe përcjell çdo klient të restorantit me mirësjellje dhe buzëqeshje.
- Përmbush edhe detyra të tjera që lidhen me pozicionin dhe caktohen nga menaxheri i restorantit.
Kualifikimet
- Të komunikojë shumë mirë.
- Të jetë e aftë të menaxhojë kohën dhe stresin.
- Të tregojë integritet, ndershmëri dhe besueshmëri.
- Përvoja në shitje përbën përparësi.
- Të zotërojë njohuri për përdorimin e kompjuterit.