SIGURIM FIZIK
Royal Security Sh.P.K. shpall konkurs për pranimin e kandidatëve për pozitën:
1. ROJE SIGURIE – AMBASADA FRANCEZE NË PRISHTINË
Kriteret
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme, së paku në nivel komunikativ-bazik;
- Përparësi në përzgjedhje kanë kandidatet femra;
- Përvojë pune në fushën e sigurimit fizik (e preferueshme);
- Të jenë të disiplinuar, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj detyrës;
- Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe sjellje profesionale;
- Të jenë të gatshëm për punë me ndërrime;
- Të posedojnë certifikatë për sigurim fizik të lëshuar nga Ministria përkatëse, ose të jenë të gatshëm ta fitojnë atë brenda afatit të caktuar;
- Çdo certifikatë, trajnim apo kualifikim tjetër relevant në fushën e sigurisë mund të bashkëngjitet gjatë aplikimit.
- Grupmosha e preferuar deri 40 vjeçar.
📩 MËNYRA E APLIKIMIT
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në emailin: info@ks-royal.com ose duke kontaktuar në:
📞 +383 45 200 000
Konkursi mbetet i hapur deri më: 29-11-2026