ROJE PËR SIGURIM FIZIK
Royal Security Sh.P.K. ka hapur konkurs për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitat vijuese:
1. ROJE SIGURIE – AMBASADA FRANCEZE NË PRISHTINË
Përparësi për kandidatet femra
Kriteret
- Kërkohet njohja e gjuhës angleze, të paktën në nivel komunikativ-bazik.
- Në procesin e përzgjedhjes, përparësi u jepet kandidateve femra.
- Përvoja në sigurim fizik është e preferueshme.
- Kandidatët duhet të tregojnë disiplinë, përgjegjësi dhe përkushtim në kryerjen e detyrave.
- Kërkohen komunikim i mirë dhe sjellje profesionale.
- Duhet të jenë të përgatitur për punë me ndërrime.
- Kërkohet certifikatë për sigurim fizik e lëshuar nga Ministria përkatëse, ose gatishmëri për ta marrë atë brenda afatit të përcaktuar.
- Mund të bashkëngjitet çdo certifikatë, trajnim ose kualifikim tjetër relevant në fushën e sigurisë.
2. ROJE PËR SIGURIM FIZIK
Royal Security Sh.P.K. po kërkon kandidatë për angazhim në pika të ndryshme të sigurimit fizik brenda kompanisë.
Kriteret
- Përvoja në sigurim fizik është e preferueshme.
- Kandidatët duhet të jenë të disiplinuar, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar ndaj detyrës.
- Nevojiten aftësi të mira komunikimi dhe paraqitje profesionale.
- Kërkohet gatishmëri për punë me ndërrime.
- Kandidatët duhet të kenë certifikatë për sigurim fizik nga Ministria përkatëse ose të jenë të gatshëm ta fitojnë atë brenda afatit të caktuar.
- Mund të bashkëngjitet çdo certifikatë, trajnim apo kualifikim tjetër relevant në fushën e sigurisë.