Konkurs për vend pune
Royal Mall po kërkon 8 (tetë) kandidatë të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit në pozitën Operator për menaxhimin dhe sigurinë e parkingut.
Detyrat kryesore
- Të mbikëqyret parkingu dhe të ruhet rendi në atë hapësirë.
- Të udhëzohen automjetet gjatë hyrjes, daljes dhe procesit të parkimit.
- Të kujdeset për sigurinë e automjeteve dhe të klientëve në parking.
- Të vëzhgohet qarkullimi me qëllim parandalimin e bllokimeve.
- Të raportohen incidentet dhe çdo situatë e dyshimtë.
- Të punohet ngushtë me ekipin e sigurisë dhe menaxhmentin e Royal Mall.
- T’u ofrohet ndihmë klientëve për orientim dhe informim lidhur me parkingun.
Kërkesat
- Të keni sjellje profesionale dhe aftësi të mira komunikimi.
- Të jeni të përgjegjshëm, korrekt dhe të përpiktë.
- Të jeni të gatshëm të punoni me orar sipas nevojës, përfshirë turnet.
- Përvoja në pozita të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Të keni gjendje të mirë shëndetësore.
Ne ofrojmë
- Pagë konkurruese dhe të rregullt.
- Kontratë të rregullt dhe sigurim shëndetësor.
- Mjedis pune profesional dhe stabil.
- Mundësi për zhvillim brenda kompanisë.
Vendi i punës
Royal Mall, Rruga B, Prishtinë.
Afati i aplikimit është deri më: 31.08.2026.