Përshkrimi
ROY Construction po kërkon një Inxhinier Ndërtimi – Zbatimi që ka përvojë në udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e punimeve në ndërtesa shumëkatëshe.
Kandidati duhet të ketë shërbyer si inxhinier i parë në kantier, duke mbajtur përgjegjësinë për realizimin e projekteve në objekte mbi 10 kate dhe me disa kate nëntokë.
Detyrat
- Të udhëheqë, organizojë dhe mbikëqyrë çdo ditë aktivitetet e punës në kantier.
- Të garantojë që punimet kryhen sipas projektit, specifikimeve teknike dhe standardeve të cilësisë.
- Të planifikojë etapat e punës dhe të monitorojë respektimin e afateve të realizimit.
- Të bashkërendojë ekipet e punës, nënkontraktorët dhe furnitorët.
- Të mbikëqyrë gërmimet, themelet, strukturën, si edhe katet nëntokë dhe mbi tokë.
- Të verifikojë cilësinë e materialeve dhe të punimeve të përfunduara.
- Të evidentojë çështjet teknike dhe të koordinohet me projektuesit e mbikëqyrësit për zgjidhjen e tyre.
- Të ndjekë sasitë e punimeve dhe të hartojë dokumentacionin teknik dhe raportet e progresit.
- Të kontrollojë zbatimin e rregullave për sigurinë dhe shëndetin në punë në kantier.
Kualifikimet
- Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, profili Zbatim.
- Përvojë e provuar si inxhinier i parë në objekte mbi 10 kate dhe me disa kate nëntokë.
- Aftësi të mira për leximin dhe interpretimin e projekteve konstruktive, arkitektonike dhe dokumentacionit teknik.
- Njohuri të mira për proceset e ndërtimit dhe organizimin e punës në kantier.
- Aftësi për udhëheqje, organizim dhe koordinim.
- Ndjenjë përgjegjësie, korrektësi dhe vëmendje të lartë ndaj hollësive.
- Aftësi për marrjen e vendimeve teknike dhe menaxhimin e situatave me ngarkesë pune.
- Njohuri të programeve AutoCAD dhe Microsoft Office.