Përshkrimi
Rossmann & Lala po kërkon një Ndihmës Agjent Doganor.
Kjo pozitë u ofrohet edhe kandidatëve me pak përvojë, të cilët kanë ambicie dhe synojnë të zhvillojnë karrierë në dogana dhe logjistikë.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të ndihmojë në hartimin dhe përpunimin e dokumenteve doganore për import/eksport.
- Të bashkërendohet me institucionet doganore, partnerët e logjistikës dhe stafin e brendshëm.
- Të mësojë dhe të zbatojë procedurat doganore ligjore e operative.
- Të përdorë sisteme kompjuterike për evidentimin dhe administrimin e dokumentacionit.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Juridik, Shkenca Natyrore ose në fusha të përafërta.
- Përvoja e mëhershme vlerësohet si përparësi, por nuk kërkohet domosdoshmërisht.
- Gatishmëri për të mësuar dhe aftësi përshtatjeje në një mjedis pune dinamik.
- Njohuri të mira të Excel, si edhe njohuri bazë ose interes për të mësuar platforma si ASYCUDA dhe Navision.
- Aftësi të mira për komunikim dhe punë ekipore.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Patentë shoferi e Kategorisë B.
Çfarë ofrohet
- Trajnime dhe përkrahje të vazhdueshme profesionale.
- Mundësi konkrete për avancim në karrierë në një kompani në rritje.
- Mjedis pune bashkëpunues.
- Pagë konkurruese, e përcaktuar sipas performancës.