Rossmann-Lala shpall vend të lirë pune për Financier/e
Fillo rrugëtimin tënd profesional te Rossmann-Lala si Financier/e, një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që dëshirojnë të fillojnë ose të zhvillojnë karrierën në fushën e financës, në një ambient profesional, bashkëkohor dhe mbështetës.
Në përditshmërinë tënde do të regjistrosh dhe kontrollosh të dhënat financiare në sistem, përfshirë shitjet, arkëtimet dhe transaksionet bankare. Do të monitorosh arkëtimet nga klientët, do të mbështesësh proceset e faturimit e pagesave dhe do të përgatitësh e analizosh raportet e shitjeve në baza ditore, javore dhe mujore.
Do të asistosh në përgatitjen e buxheteve dhe projeksioneve financiare, do të bashkëpunosh me ekipin e Financës dhe departamentet e tjera, dhe do të identifikosh e raportosh parregullsitë tekniko-financiare. Është një pozitë ideale për një person analitik e të përkushtuar që kërkon të rritet profesionalisht.
Detyrimet:
- Regjistrimi dhe kontrolli i të dhënave financiare në sistem, përfshirë shitjet, arkëtimet dhe transaksionet bankare
- Monitorimi i arkëtimeve nga klientët dhe ndjekja e pagesave të prapambetura
- Mbështetje në proceset e faturimit, pagesave dhe arkëtimeve
- Verifikimi dhe përpunimi i dokumentacionit financiar
- Asistimi në përgatitjen e librave të shitjes dhe raporteve përkatëse
- Përgatitja dhe analizimi i raporteve të shitjeve në baza ditore, javore dhe mujore
- Asistimi në përgatitjen e buxheteve dhe projeksioneve financiare
- Bashkëpunimi me ekipin e Financës dhe departamentet e tjera
- Komunikimi me ekipin e shitjeve për sqarimin dhe zgjidhjen e çështjeve financiare
- Identifikimi dhe raportimi i parregullsive tekniko-financiare tek Menaxheri i Financës
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Bachelor në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, minimumi B2
- Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese
- Vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim ndaj punës
- Njohja e një programi kontabël, veçanërisht Microsoft Dynamics NAV / Business Central, përbën avantazh
Çka ofrojmë:
- Mundësi zhvillimi profesional & trajnimi
- Ambient pune profesional & bashkëpunues
- Paketë konkurruese pagese & kushte të mira pune