Përshkrimi
Mobileri RO-AL shpk po kërkon të angazhojë një Magazinier.
Detyrat
- Të pranojë, verifikojë dhe vendosë mallrat në magazinë.
- Të sistemojë produktet sipas kategorive dhe rregullave të brendshme të kompanisë.
- Të kujdeset që ambienti i magazinës të mbetet i rregulluar, i pastër dhe i gatshëm për punë.
- Të përgatisë dhe të shpërndajë mallrat në përputhje me kërkesat e marra.
- Të bashkëpunojë me sektorët e tjerë për administrimin e saktë të stokut.
Kualifikimet
- Preferohet të ketë përfunduar arsim të lartë.
- Eksperienca e mëhershme në magazinë ose në logjistikë konsiderohet përparësi.
- Njohuritë bazë në përdorimin e programeve kompjuterike vlerësohen si avantazh.
- Të ketë shkathtësi të mira në organizim dhe komunikim.
- Të tregojë përgjegjësi, korrektësi dhe seriozitet gjatë punës.
- Të jetë i aftë të punojë në ekip.
Vendi i punës është te Mobileri RO-AL shpk, Autostrada Tiranë–Durrës, Km 8, Kashar.